Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve, Tahiri ka një pyetje për Kurtin

17:58 | 26 Mars 2023

Nga bashkimi kombëtar në vetëmenaxhimin e serbëve, Tahiri–Kurtit: Si ua shpjegon këtë shqiptarëve në Tiranë?

Ish-krynegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë një reagim rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

Tahiri përmendi bashkimin kombëtar, duke thënë se takni Kurti po e bën “vetëmenaxhimin e pakicës serbe” bazuar në ujdinë e arritur me Serbinë, për të qëndruar në pushtet.

“Me ‘bashkimin kombetar’ për te ardhur ne pushtet; me ‘vetmenaxhimin e pakices serbe’ për te mbetur ne pushtet – A thua si do ta shpjegoj këtë Kurti sot ne Tirane para shqiptareve”, shkroi Tahiri.

Komento: