Nga Haga Haradinaj telefonon ish-ushtari e UÇK-së

19:05 | 27 Maj 2022

Disa nga ish-krerët e UÇK-së, po qëndrojnë në Hagë.

Ish-ushtari i UÇK-së, Frashër Oseku, ka pranuar sot një thirrje telefonike që e ka befasuar.

Thirrja për Osekun ka qenë nga ish-komandanti i luftës, Nasim Haradinaj që tani gjendet në Hagë, duke vuajtur dënimin prej 4.5 vitesh.

Oseku, në një shënim në Facebook, ka thënë se ndjehet i privilegjuar për këtë thirrje.

“Sot qenka dita befasisë. Sa më thirri Nasim Haradinaj . Nuk di çka të them përveç që ndihem i privilegjuar. #Krenar me ty Komandant”, ka shkruar Oseku.

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, drejtues të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shpallur fajtorë, para një jave, për pengim të administrimit të drejtësisë nga Gjykata Speciale.

Ata u dënuan nga Specialja me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe gjoba prej 100 euro për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

“Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall fajtorë për: pengim të personave zyrtarë në kryerjen e veprimeve zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi, frikësim sipas procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës të zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”, tha gjykatësi Charles Smith III.

Shpalljen e këtij aktgjykimi dënues, Haradinaj e priti me buzëqeshje. Ai u pa në seancë me një kollare me flamurin kombëtar të shqiptarëve, të njëjtë me një që kishte ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, para disa ditësh.

Komento: