Nga këto komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

15:15 | 19 Tetor 2020

Janë konfirmuar 118 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 118 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë.

Ndërkaq, sot janë shëruar edhe 50 pacientë të tjerë kurse tre persona kanë vdekur./ORAinfo/

Komento: