Nga këto komuna vijnë rastet e fundit me koronavirus

15:21 | 04 Shtator 2020

Janë konfirmuar 119 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 119 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 187 pacientë kurse 3 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: