Nga këto komuna vijnë rastet e reja me koronavirus

15:18 | 31 Janar 2021

Janë konfirmuar 6 vdekje dhe 287 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga gjithsej 2.438 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 287 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 229 pacientë të tjerë, kurse 6 kanë ndërruar jetë./ORAinfo/

Komento: