Nga kjo fundjavë, Barcelona lejohet t’i luajë ndeshet me kapacitet të plotë në Camp Nou

11:31 | 13 Tetor 2021

Katalunia do të lejojë kapacitet prej 100 për qind në ngjarjet sportive nga kjo e premte, duke hapur derën që Barcelona të luajë pjesën tjetër të sezonit të tyre me tifozët e pranishëm në stadiumin e tyre Camp Nou.

Është lejuar në nivel kombëtar që nga fundi i shtatorit, por bashkësitë individuale autonome kanë qenë në gjendje të bëjnë rregullat e tyre.

Gjithashtu ishte dhe çështje kohe derisa vendet dhe klubet të merrnin vendime.

Megjithatë, tani Barcelona do të mundet të ketë ndihmën e tifozëve në një stadium përplot të mbushur, me kapacitet prej 100 për qind.

Barcelona jo vetëm që ka nevojë për mbështetjen e tifozëve të saj për të kthyer një sezon të tmerrshëm, por ata kanë edhe disa ndeshje të mëdha që vijnë – të gjitha në shtëpi.

Përplasja e kësaj të diele kundër Valencias së Pepe Bordalas do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe nuk do të bëhet më e lehtë prej andej.

Pas kësaj ata do të luajnë në shtëpi kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve, para një El Clasico në shtëpi.

Kjo natyrisht do të ndikojë edhe në Espanyol, të cilët po luftojnë në fundin e tabelës.

Një derbi katalunas do të zhvillohet mes dy klubeve në fund të nëntorit, dhe shpresojmë se tani do të ketë një atmosferë të mrekullueshme.

Komento: