
Astrologia parashikon fituesin e BBV: Nga vendi i parë te i fundit.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë astrologia e njohur Meri Gjini. Ajo ka zbuluar çdo detaj në lidhje me katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP bazuar në ditëlindjet e tyre.
Favorizohen pothuajse njësoj nga faktorë të jashtëm për nga mënyra se si e kanë shfrytëzuar radha është:
1.Luiz
2.Kristi
3.Efi
4.Dea
Luiz: Kemi një Luiz i cili i përket shenjës së Gaforres dhe që atë ditë ekzaktësisht ka një hyrje të jashtëzakonshme të dy planetëve më të rëndësishëm të jetës, ka Marsin në hyrje të drejtëpërdrejtë me Diellin pra Marsi në këto momente që flasim është tek Gaforrja, në datën 6 e ka në 20° siç e ka pasur në momentin e lindjes gjithashtu ka po atë ditë eklipsi është ballë për ballë Hënës së tij, ka një Hënë tek Demat që e bën shumë të ndjeshëm, shumë intuitiv me inteligjencë të madhe por shpesh dembel për gjërat që i rezistojnë kohës kështu që ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm që natyra e tij të pranojë të jetë në një ambient të tillë sepse zakonisht duan të mendojnë që e kanë një dritare që të arratisen.
Kemi për Luizin nisjen e një periudhe të jashtëzakonshme përsa i përket të përditshmes dhe mënyrës se si funksionon drejtpërdrejtë dhe me ekonominë e tij sepse qëllimi për 2023 për to është që të marrë situatën në dorë ekonomike. E ka pasur në mendjen e vet por ndërkohë ndryshimi i statusit martesor është më interesantja. Ekzaktësisht në atë datë Hëna e tij dhe Urani është ndryshim i boshtit dhe i statusit emocional. Një koicedence, e kanë kokë për kokë. Mundësinë që atë ditë pavarësisht luhatjeve dhe emocionet do ti ketë në maksimum, atë ditë i ka të gjitha mundësitë që të shkëlqejë maksimalisht.
