Ngjarje e rëndë: Babai i pashpirt ua merr jetën fëmijëve të vet dhe nënës së tyre – iu luten mos t’i qëllonte (PAMJE)

22:45 | 21 Nëntor 2026
ngjarje-e-rende:-babai-i-pashpirt-ua-merr-jeten-femijeve-te-vet-dhe-nenes-se-tyre-–-iu-luten-mos-t’i-qellonte-(pamje)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Floridan në SHBA, ku një 34-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre të mitur, përpara se të kthente armën drejt vetes.

Autori i dyshuar është identifikuar si Isaac Luechtefeld, 34 vjeç, me profesion mekanik. Ai dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, Raquel, 34 vjeçe, me të cilën ishte i martuar prej 14 vitesh, si dhe tre fëmijët e tyre: Enoch, 5 vjeç, Hannah, 3 vjeçe dhe Job, vetëm 1 vjeç, raporton The Mirror, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja tragjike ndodhi në banesën e familjes, vetëm pak ditë pasi çifti kishte kaluar një mbrëmje romantike së bashku.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, momentet e tmerrshme u dëgjuan edhe gjatë një telefonate në numrin e emergjencës 911. Telefonata u regjistrua pak para orës 15:30 dhe mbeti e hapur, duke bërë që operatori të dëgjonte atë që po ndodhte brenda banesës.

Në regjistrim, sipas raportimeve, dëgjohet një fëmijë duke iu lutur të atit: “Babi, të lutem mos më qëllo, babi, të lutem mos më vrit!”, përpara se të dëgjohej një tjetër krismë arme.

Gjatë telefonatës, 34-vjeçari dëgjohet gjithashtu duke thënë: “Më fal…”, përpara se të qëllonte me armë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë rreth 10 minuta pas telefonatës, por ishte tepër vonë. Të pesë anëtarët e familjes u gjetën të pajetë brenda shtëpisë.

Motër e viktimës, Rebecca Uribe, ka treguar për mediat se asgjë nuk kishte lënë të kuptohej se familja do të përballej me një tragjedi të tillë.

“Ata kishin dalë në një takim romantik të hënën. Nëna ime ishte kujdesur për fëmijët, të cilët kishin kaluar natën në shtëpinë e saj. Gjithçka dukej në rregull”, është shprehur ajo.

Komento: