Ngjarje e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje rreth rastit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje rreth rastit

23:44 | 15 Maj 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sontë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 22:30 është goditur një 16 vjeçar në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një rast të goditjes me mjet të fortë. Rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku dyshohet se një person (burrë) 16 vjeçar. Ai ka pësuar lëndime me mjet të ftohtë ”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka shtuar tutje se i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!