Ngjarjet e paralajmëruara për sot

08:21 | 15 Dhjetor 2023
ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot
  • 09:00

    SBAShK mban tryezën “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 
    09:30

  • Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Haxhi Shala. (Hagë) 

  • 10:00Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo) organizon konferencën “Potenciali i Bashkëpunimit ndërkufitar në Bujqësi dhe Agrobiznes”. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

     

  • 10:00Komisioni për Ekonomi shqyrton Planin vjetor të performancës për vitin 2024, të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Kuvendi i Kosovës, N506)
  • 11:00Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mban fjalimin vjetor para Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi Kosovës) 
  • 11:00Klubi Alpin Prishtina (KAP) dhe Care for Kosovo Kids organizojnë ngjarjen “Superheronjt”, ku alpinistët e KAP të maskuar si superheronj lëshohen me litarë nëpër ballkonet dhe dritaret e Pediatrisë duke shpërndarë dhurata për pacientët. (Klinika e Pediatrisë, QKUK)
  • 12:30Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në rend dite një varg pikash të papërfunduara. (Kuvendi i Kosovës) 
  • 12:30Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gratë e arta të Kosovës, ngjarje kjo e organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Rexhepi. (“Klan Arena”, Prishtinë​)
  • 14:00Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në tryezën e rrumbullakët me të rinjtë e komunitetit rom, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit.​ (Ndërtesa e Qeverisë) 
  • 18:00Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) hap ekspozitën “Thuaje për të më kujtuar, që të mos harrojmë”, nga Renea Begolli dhe Luiza Thaqi. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

Komento: