Ngjarjet që do të zhvillohen sot në ditën e shpalljes së Pavarësisë

08:03 | 17 Shkurt 2024
ngjarjet-qe-do-te-zhvillohen-sot-ne-diten-e-shpalljes-se-pavaresise
  • 08:00 – 20:15Agjenda shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

     

    08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

     

    08:20 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

     

    08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

     

    08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

     

    08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

     

    09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

     

    11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”

     

    11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

     

    11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Oborri i Kuvendit)

     

    12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

     

    17:00 – Pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës

     

    18:00 – Koncerti i Pavarësisë (Sheshi i Prishtinës)

     

    20:15 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë)

     

  • 08:15 – 18:00 

    Agjenda e Komunës së Prishtinës për Ditën e Pavarësisë:

     

    08:15 – 08:45 – Homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Varrezat e Dëshmorëve (Velani)

     

    10:00 – Seanca solemne në Kuvendin e Kryeqytetit

     

    12:00 – Shfaqja për Fëmijë “Libri shumëngjyrësh” (Teatri “Dodona”)

     

    14:00 – Program me këngë e valle (Bulevardi “Xhorxh Bush”)

     

    18:00 – Koncerti i Pavarësisë (Bulevardi “Xhorxh Bush”)

     

  • 09:00Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën homazhe për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë. (Sheshi “Hasan Prishtina”, Vushtrri) 

     

  • 09:00 – 16:00 

    Komuna e Mitrovicës shënon me disa aktivitete Ditën e Pavarësisë. Agjenda:

     

    09:00 – Pritja zyrtare e kryetarit të Bashkisë Vlorë, nga kryetari i Komunës, Bedri Hamza

     

    10:00 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

     

    11:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve (Shipol)

     

    12:00 – Homazhe në Prekaz

     

    13:00 – Ekspozita me fotografi nga momentet e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (Sheshi “Mehë Uka”)

     

    13:30 – Ceremonia e inaugurimit të Shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” Koncert festiv me rastin e Ditës së Pavarësisë (Sheshi “Adem Jashari”)

     

    16:00 – Pritje e organizuar nga kryetari i Komunës, Bedri Hamza, me veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të UÇK-së (Hotel “Palace”)

     

  • 12:00 

    Komuna e Vushtrrisë mban akademi solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë. (Qendra e Kulturës, Vushtrri) 

  • 12:00Gazetarja e parë ukrainase e strehuar në Kosovë, njëherësh artiste, Liudmyla Makei, mban një “master class” për të pikturuar me fëmijët. (Galeria KultPlus”, Ulpianë)

     

  • 14:00Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të dokumenteve të para në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL). Pas ceremonisë së nënshkrimit do të prononcohen kryeministri Albin Kurti; drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi dhe kryetari i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), Ahmet Grajçevci. (IKKL, rr. “Arbënor e Astrit Dehari”, Prishtinë) 
  • 14:00Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të bëjë prezantimin e përgjedhësit të ri të Kombëtares. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Komento: