Ngrica, mjegull e diell, ja çfarë moti na pret në javën e fundit të nëntorit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ngrica, mjegull e diell, ja çfarë moti na pret në javën e fundit të nëntorit

18:26 | 22 Nëntor 2020

Java e fundit e nëntorit me ngrica e vranësira të pjesshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në javën e fundit të nëntorit parashihet të ketë mot kryesisht të qetë.

Sipas njoftimit, në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHMK thotë se parashihet të ketë mjegull nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.

Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Komento: