Nikaj: Procesi i dialogut kurrë s’ka vuajtur më shumë nga jotransparenca e Qeverisë

21:38 | 07 Dhjetor 2023
nikaj:-procesi-i-dialogut-kurre-s’ka-vuajtur-me-shume-nga-jotransparenca-e-qeverise

“Procesi i dialogut asnjëherë më parë nuk ka vuajtur nga një nivel kaq i madh i jotransparencës sikur tani”.

Kështu ka deklaruar Bernard Nikaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjersa ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga Qeveria në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Nikaj ka përmendur disa çështje kryesore që, sipas tij, sjellin moskuptim në procesin e dialogut.

Një nga pikat kyçe të shqetësimit të Nikaj është vonesa në vendimmarrjen për implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në deklaratën e tij, Nikaj ka theksuar se problemi qëndron në mos deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se nëse do ta implementojë ose jo draftin e Asociacionit.

“Problemi themelor qëndron në atë se kryeministri a do ta implementojë këtë Asociacionin, si do ta implementojë, kur do ta implementojë, apo nuk do ta implementojë. [Në raportimin për opozitën në Kuvendin e Kosovës] shpreh vlerësimet e tij politike dhe vendit nuk nevojitet një kryeministër analist por një kryeministër vendimmarrës”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Sipas tij, sa më shumë shtyhen ndërmarrja e vendime të caktuara opsionet që vijnë janë të këqija se ato më herët.

“Arsimi duke qenë prioritet andaj kanë jo tansparencë”, ka deklaruar tutje Uran Ismaili i PDK-së.

Ndërsa, analisti Dibran Hoxha ka thënë ta heqin si prioritet arsimin sepse sipas tij, kur pushteti po e marrin si prioritet po e shkatërrojnë.

Komento: