Nipi i Luan Krasniqit shpallet kampion në Gjermani

15:30 | 07 Nëntor 2021

Nipi i Luan Krasniqit, kampion i Gjermanisë.

Boksieri i talentuar, Arianit Krasniqi, është kampion i Gjermanisë për junior në kategorinë e rëndë. Arianiti po shkon hapave të legjendës së boksit, Luan Krasniqi.

Ai është nip i Luanit. Djaloshi i talentuar e me zemër të madhe, tregoi teknikë të përsosur në ring.

“Urime dhe një kompliment i madh për nipin tim Arianit Krasniqi. Sot në Këln, ai u bë kampion junior gjerman në peshën e rëndë.

Vazhdo kështu Arianit!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.

Duhet kujtuar se, Luan Krasniqi në boksin amator, ka fituar medaljen e bronztë olimpike në Atlanta në vitin 1996.

Komento: