Nis darka me Escobarin, tre liderët opozitarë arrijnë në rezidencën e ambasadorit amerikan

19:30 | 23 Gusht 2022

Një darkë e rëndësishme pritet të ndodh sonte.

Në rezidencën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka filluar darka mes tre liderëve opozitarë dhe të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Të tre liderët tashmë kanë arritur në rezidencë. I pari që shkoi ishte Ramush Haradinaj.

Gazeta Online Reporteri.net e ka gazetarin në vendin ku do të shtrohet darka, por që s’po lejohet as të fotografojë e as të incizojë.

19:08 – Ramush Haradinaj arrin i pari prej opozitarëve në rezidencën e Hovenier për darkën me Escobarin

Pas pak minutash pritet të fillojë darka e liderëve të opozitës me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që do të mbahet në rezidencën e Ambasadorit Jeffrey Hovenier, takim për të cilin raportoi dje Gazeta Online Reporteri.net.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i pari që ka arritur në rezidencë për të marrë pjesë në darkë ka qenë kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Dy minuta pas tij, ka shkuar ai i LDK’së, Lumir Abdixhiku. Në rezidencë tashmë ka arritur edhe Esobar.

Liderët kanë hyrë ndaras në takime.
Ndryshe, Reporteri.net ka raportuar dje se emisari amerikan i ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, në vizitën e tij në Prishtinë, do të takojë edhe përfaqësuesit politikë opozitarë të Kosovës. Escobar në Prishtinë ka ardhur së bashku me emisarin fascilitues të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Takimi i Escobar me opozitarët kosovarë do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, si darkë pune.

Komento: