Nis festa te Milan, ylli i madh po zbarkon në “San Siro”

18:42 | 04 Janar 2020

Milani, është në negociata të avancuara me Barcelona për transferimin e Jean-Clair Todibo.

Pas takimit të sotëm në Spanjë midis drejtorit sportiv Ricky Massara dhe agjentëve të lojtarit, u bë e qartë se qendërmbrojtësi dëshiron të zbarkojë në “San Siro”, përcjell ORAinfo.

20-vjeçari është i gatshëm të bashkohet me kuqezinjtë pasi është dëshira e tij. Prandaj, një klauzolë e blerjes ka të ngjarë të përfshihet në operacion, i cili do të kënaqte plotësisht lojtarin. Në çdo rast, Milani është në shtrirjen e fundit dhe marrëveshja mund të bëhet së shpejti./ORAinfo/

Komento: