Nis festa, ylli 70 milionësh po zbarkon në “Old Trafford”

23:43 | 10 Janar 2020

Presidenti i Sporting, Frederico Varandas dhe drejtori sportiv Hugo Viana janë në bisedime me Manchester United për një marrëveshje që mund të shohë Bruno Fernandes të zhvendoset në Old Trafford këtë muaj.

Zyrtarët u ftuan në zyrat e United për të diskutuar një transferim të mundshëm për mesfushorin, të cilin ata e vlerësojnë me rreth 70 milion € ,përcjell ORAinfo.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka qenë prej kohësh e lidhur me një transferim për 25-vjeçarin, ndërsa Tottenham thuhet se ishin të interesuar ta firmosnin atë, por duket se kanë humbur garën./ORAinfo/

Komento: