Nis ‘lufta’ e madhe mes Interit dhe Milanit për talentin e madh

11:12 | 22 Mars 2020

Milan dhe Inter janë në luftë për talentin 19 vjeçar.

Rrugët e Milanit dhe Interit duket se janë kryqëzuar në tregun e transferimeve tashmë, pasi të dy klubet e Milanos kanë të njëjtin qëllim dhe ai quhet Dominik Szoboszlai.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, në fakt, kuqezinjtë e ndjekin prej disa kohësh talentin, por së fundmi është futur në garë edhe Interi.

Lazio ka qenë ekipi i parë i interesuar për hungarezin, pasi shihte një Milinkoviç-Savic të ri tek ai, por Szoboszlai është gjithashtu në krye të listës së dëshirave të Interit dhe Milanit, falë sezonit fantastik që ka zhvilluar me fanellën e Salzburgut dhe Kombëtares së tij.

19-vjeçari ka aftësi të mëdha teknike dhe për të siguruar shërbimet e tij dy ekipet e Milanos kanë gati 20 milionë euro.

Kontrata e tij me Salzburg skadon në vitin 2022. Marrëveshja me austriakët mund të gjendet, teksa mbetet për t’u parë se kë nga ekipet e Milanos do të zgjedhë Szoboszlai.

Komento: