
Fillon mbledhja e dy qeverive.
Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë filluar të mbajnë mbledhjen e përbashkët, njofton Klan Kosova.
Në tavolinën rrethore janë të ulur ministrat e dy shteteve bashkë me kryeministrat Edi Rama dhe Avdullah Hoti.
Ministrat që janë pjesë e delegacionit kosovarë janë: Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporti,Vlora Dumoshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi,Ministri i Punës dhe Mirqëenieës, Skender Reqica dhe Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa.
Pjesë e delegacionit kosovarë janë edhe tre zëvendëskryeministrat, Besnik Tahiri, Albulena Balaj-Halimi dhe Driton Rugova.
Kjo është mbledhja e 6 e qeverive e cila më herët ishte parashikuar në Shkodër.
Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhet 14 marrëveshje, veçanërisht ajo e hekurudhës, mes Kosovës e Serbisë që mbërrin deri në Durrës dhe tjetra që lidhet me prodhimin e energjisë elektrike.