Nis ndërtimi i Zyrës së Punësimit në Gjakovë

13:34 | 15 Prill 2021

Fillon ndërtimi i Zyrës së Punësimit në Gjakovë.

Në ceremoninë e organizuar me 13 prill për fillimin e ndërtimit të Zyrës së Punësimit në Gjakovë, zëvendësministri Ilir Kapiti mori pjesë ku edhe vuri gurëthemelin e kësaj Zyre.

Gjatë kësaj ceremonie zëvendësministri Kapiti theksoi se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka të përcaktuara objektivat strategjike të cilat mbulojnë shumë segmente, mirëpo një ndër prioritetet më të rëndësishme është punësimi dhe aftësimi profesional i të rinjëve në Kosovë dhe përgatitja e tyre për tregun e punës.

Ai gjithashtu theksoi se vetëm me një infrastrukturë moderne të Zyrave të Punësimit, shërbimet do të jenë më të mira për qytetarët e vendit dhe për këtë ne do të punojme në vazhdimësi që të krijojmë kushte sa më të mira pune.

Komento: