
Takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij serb për të diskutuar rreth çështjes së personave të zhdukur tanimë ka filluar, raporton Front Online.
Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur, Andin Hoti në një prononcim për Front Online e konfirmoi duke thënë se takimi po mbahet në Gjenevë.
“Në Gjenevë, tani”, shkurtimisht u përgjigj ai, raporton Front Online.
Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13.000 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800.000 u zhvendosën dhe rreth 1.600 janë të zhdukur./Front Online/