Nisin hetimet kundër Cristiano Ronaldos nga policia italiane

15:28 | 28 Janar 2021

Policia italiane i nis hetimet kundër Ronaldos.

Cristiano Ronaldo është duke u hetuar nga policia në qytetin Aosta në Itali, për të parë nëse sulmuesi i Juventusit e ka shkelur ligjin e Italisë për COVID-19, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ronaldo i shpërfilli ligjet e COVID-19 bashkë me Georgina Rodriguezin për ta festuar ditëlindjen e 27-të të saj, duke e kaluar kufirin mes Piedmont dhe Valle D’Aostra.

Sulmuesi i Juventusit dhe partnerja e tij Georgina qëndruan në një hotel që ishte i mbyllur zyrtarisht dhe shkuan për të skijuar në zonën e ndaluar.

Ronaldo nuk u ftua nga Juventusi për ndeshje çerekfinale në Kupën e Italisë kundër SPAL-it, të cilën bardhezinjtë e fituan lehtësisht 4:0 edhe në mungesë të tij.

35-vjeçari e shfrytëzoi këtë mundësi për t’i kaluar dy ditë në borë në zonën Val Veny, dhe sipas Il Corriere dello Sport, ai dhe Georgina u kthye në Courmayeur, ku ajo e kishte festuar ditëlindjen edhe vitin e kaluar, dhe qëndruan në një hotel të mbyllur zyrtarisht.

E përditshmja italiane raporton se ata nuk janë gjobitur.

Ronaldo e kishte postuar një video nga qëndrimi në zonën e ndaluar, të cilën e ka fshirë menjëherë.

Komento: