Presidenti Hashim Thaçi, mbrëmë akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se së bashku me zëvendësin e tij, Haki Abazin dhe me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, kanë shkuar për tri ditë në Dhomën e Përgjimeve në PTK.
Kjo gjë u mohua kategorikisht nga Kurti, i cili i quajti deklarimet e presidentit gënjeshtra dhe shpifje, ndërsa Sveçka nuk dëshiroi të flasë.
Prokuroria e Shtetit ndërkaq ka konfirmuar për Reporteri.net se ka kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Lajmin për nisjen e hetimeve e ka Ekrem Lutfiu, zëdhënësi për media i Prokurorisë.
“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai për Reporteri. net.
Edhe Bedri Istrefi, ish-kryeshef i PTK-së ka deklaruar se Kurti e Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve. Ai ka treguar planin se si kanë hyrë ata, siç thotë në dhomën në të cilën nuk guxon të hyjë askush përveç kryeprokurorit të shtetit.