Nisin hetimet nga Prokuroria për vjedhjen në AUV

13:47 | 22 Tetor 2020

Vjedhja në AUV, Prokuroria ka nisur hetimet.

Vetëm pak orë pas lajmit për vjedhjen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.Lajmi është nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit ne fjalë”, ka deklaruar Ulaj për express.

Ndërsa, lajmin për vjedhjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datë 22.10.2020. Në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njesitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin” tha Kelani.

Komento: