Nisin punën 85 inspektorë të rinj të AUV-it

15:13 | 31 Gusht 2021

Kanë nisur punën 85 inspektorët e rinj të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19

“Flamur Kadriu drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, urojë mirëseardhje 85 inspektorëve të rijnë të cilët janë angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19. Ai shprehu gatishmërinë për mbështetje në punë dhe duke parë situatën epidemiologjike ne të cilën gjendemi. U kërkojë angazhim maksimal qe bashkë me institucionin tjetër ligje zbatues për mbikëqyrje të masave Policinë e Kosovës do të bartni mbi supe menaxhimin për mbikëqyrje të masave”, bëhet e ditur në një njoftim të kësaj agjencie.

“Përveç aspektit mandator ligjor të detyrës në punë, duhet ta keni edhe ndjenjën e përgjegjësisë humane morale qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi sepse keni mision në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, njofton AUV.

Komento: