Nisma dhe AKR-ja bëhen me grup të përbashkët parlamentar, ky është shefi i grupit

10:37 | 21 Tetor 2020

Nisma dhe AKR-ja me grup të përbashkët parlamentar, shef Endrit Shala.

Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit do të përfaqësohet në Kuvend bashkë në një grup parlamentar me Nismën e Fatmir Limajt, raporton Gazeta Express.

Në fillim të vazhdimit të seancës së Kuvendit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që ta formojnë grupin parlamentar të përbashkët.

“Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani

Kryetar i Grupit Parlamentar Nisma-AKR është zgjedhur Endrit Shala.

Me formimin e këtij grupi parlamentar është riformuar edhe përfaqësimi i këtyre dy subjekteve nëpër komisione parlamentare.

Komento: