Nita ia thotë troç Luizit: Ma keni frikën në finale, nuk e kam bërë asnjë gabim

21:15 | 27 Prill 2023

Nita debaton sërish me Luizin: Ma keni frikën në finale, nuk e kam bërë asnjë gabim.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek finalja e madhe e Big Brother VIP Albania.

E shtuna e ardhshme do vulosë përfundimisht se cili mes tre banorëve Kristit, Qetsorit dhe Nitës do shpallet finalisti i katërt.

Edhe kjo javë ka qenë e shoqëruar me debate të shumta mes banorëve, ku përqindjen më të madhe të vëmendjes së fundmi e ka marrë pikërisht Nita.

Artistja nga Kosova ditën e djeshme pati një debat të ashpër me Kristin, ku u përfshi e gjithë shtëpia.

Ndërkohë, sot ditën e sotme, Nita ka vazhduar debatet që pati me banorët, e cila tha se sipas saj ajo është personi më i vërtetë brenda shtëpisë së famshme.

Gjatë një diskutimi me Luizin, ajo u shpreh se ai dhe banorët e tjerë kanë frikë prej saj, nëse ajo shkon në finale.

“Unë jam e sigurt që ma keni frikën në finale, nuk e kam asnjë gabim që mund të kapin dhe të thuani kjo nuk është fituese”, tha Nita.

Komento: