Nita Latifi, e vetmja banore nga Kosova në Big Brother VIP Albania shumë pranë finales

00:04 | 26 Prill 2023

Na ndajnë më pak se dy javë nga finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP Albania 2.

Deri tashmë ka dy konkurrentë të konfirmuar si finalistë dhe ata janë këngëtari Luiz Ejlli dhe grimerja Efi Dhedhes.

Ndërkohë ka edhe dy vende të lira në finale për katër pesë banorët e tjerë të mbetur, të cilët janë: Deamishel, Kristi Dragot, Qetsori, Jori Delli dhe Nita Latifi.

Kjo e fundit është konkurrentja e vetme nga Kosova në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Edicioni i dytë i BBVA kishte edhe dy konkurrentë të tjerë nga Kosova në fillim, këngëtaren Ari Blue (e cila ishte e para që u eliminua) dhe prezantuesin Shpat Kerleshi, i cili u eliminua gjatë rrugës.

Nita është banorja kosovare e cila ka qëndruar më së gjati në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke kaluar plot 100 ditë qëndrimi.

Ajo është shquar për karakterin e saj të fortë, qetësinë në debate dhe edukatën familjare të treguar përbrenda shtëpisë.

Megjithëse shpesh është cilësuar nga disa banorë si “e urtë”, Nita ka treguar se di të mos jetë e tillë kur cenohet integriteti i saj, por pa e kaluar asnjëherë debatin në fyerje e ofendime, siç rëndom bëjnë shumë të tjerë.

Nita ka një karrierë mjaft të suksesshme muzikore në Kosovë, me disa nga këngët e saj të spiaktura të cilat janë: “Merre ose leje”, “Histori”, “Tequila”, “Yll” (bashkëpunim me 2po2), e të tjera.

Në rrjetet sociale të këngëtares nga Kosova ka pasur postime të shumta, të cilat lidhen me mbështetjen e kërkuar nga fansat për ta çuar atë drejt finales së madhe të BBVA.

Komento: