Nita shkruan fjalët e parë pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania

14:27 | 30 Prill 2023

Nita Latifi shkruan fjalët e parë pas eliminimit nga BB VIP Albania.

Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, nuk pati votat e mjaftueshme për të qenë finalistja e katërt e Big Brother VIP Albania.

Pas eliminimit të mbrëmshëm, ajo ka bërë reagimin e parë në Instagram.

Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj duke thënë se ishte e lumtur për këtë aventurë.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve! Në këtë post dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që mora si pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Ishte një përvojë e paharrueshme për mua dhe ndihem shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj aventurë. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të pafund, ju jeni shumë të veçantë për mua!
Me shumë dashni, Nita juaj.

Komento: