Një 20 vjeçar përleshet me policët në Suharekë

00:00 | 28 Maj 2022

Një përleshje ka ndodhur në stacionin policor në Suharekë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar sot se gjatë patrullimit policor në Suharekë, ka shoqëruar një person, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete trafiku, ka fyer dhe kanosur policët. Por, saga me të ka vazhduar edhe pas dërgimit në stacion policor, ku ai është përleshur me zyrtarët e policisë së Kosovës gjatë përpjekjeve për të ikur.

Sipas njoftimit, i dyshuari 20 vjeçar është shoqëruar në polici për sjellje të pahijshme.

“Sot, njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjate shqiptimit te një tikete një kundërvajtësi ne trafik, në shenj pakënaqësie me vendimet e zyrtareve policor, ai fillon qe ti. fyen dhe i kanos zyrtaret policor me fjalët: ”kam me ua q…. nenën ,kam me ju vra po sa te dilni ne qytet”. Zyrtarët policorë e kane shoqëruar ne stacion policor në Suharekë te dyshuari A.Z i datëlindjes 2002,m/sh/sh për sjelljet e tije te pahijshme”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Në komunikatën e policisë bëhet e ditur që i dyshuari të njëjtën sjellje e ka shfaqur edhe në stacion, ku edhe ka goditur zyrtarët policor dhe ka tentuar të ikën. Madje, gjatë përpjekjeve për të ikur, i ka shqyer uniformën një zyrtari policor.

“Mirëpo i dyshuari me te njëjtat sjellje ka vepruar edhe ne stacionin policor, duke i goditur zyrtaret policor ,e duke tentuar te ike nga stacioni policor. Ne përpjekje për te ikur nga stacioni policor i ka sulmuar dy zyrtarët policor. Ku i dyshuari e ka godit ne qaf duke e kap për fyti edhe duke ia shqyer uniformen, kurse zyrtarin tjetër godet me shkelm ne gjunjë edhe ne bark duke iu shkaktuar lëndime trupore”, thuhet tutje.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar ne praninë e avokatit mbrojtës dhe se në lidhje me rastin është informuar Prokurorit i Shtetit.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonal ne Prizren”, thuhet në fund.

Komento: