Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet

11:31 | 06 Gusht 2022

Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugëjn “Sokol Dobruna” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, dyshohet se i riu kishte pasur probleme shëndetësore. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 36 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Komento: