Një burrë gjendet pa shenja jete në Gjakovë, familjarët thonë se kishte probleme shëndetësore

09:59 | 30 Mars 2023

Një person është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij.

Policia njofton se familjarët kanë deklaruar që viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe se nuk dyshojnë për shkakun e vdekjes.

“HETIM I VDEKJES/ Gjakovë 29.03.2023 – 09:40. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”

Komento: