Një burrë në Prishtinë raporton se u sulmua nga një grua, pranon tretman mjekësor

09:30 | 17 Janar 2024
nje-burre-ne-prishtine-raporton-se-u-sulmua-nga-nje-grua,-pranon-tretman-mjekesor

Një person në Prishtinë dje e ka denoncuar në Polici një grua, që, siç ka thënë ai, e ka sulmuar fizikisht.

Policia njoftoi në raportin 24-orësh se “viktima ka pranuar tretman mjekësor” pas rastit.

“Prishtinë 16.01.2024 – 17:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: