Një ditë pasi u dënua me burg, Fjolla Morina sot bën këtë veprim të çuditshëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një ditë pasi u dënua me burg, Fjolla Morina sot bën këtë veprim të çuditshëm

18:06 | 22 Korrik 2021

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ditën e djeshme e ka shpallur vendimin për këngëtaren shqiptare, Fjolla Morina, pas arrestimit të saj të hënën.

Gjykata mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, ngase këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet atje.

Por e çuditshme u cilësua fakti se si në llogarinë e saj private në rrjetin social “Facebook”, sot u publikua një fotografi e saj.

Bëhet fjalë për një fotografi të këngëtares me bikini në një pishinë, ku shihet në shoqërinë e vajzës së vogël, Alayah, në pushime.

Në fotografi gjithashtu janë cekur ora dhe dita e publikimit të fotografisë, duke ngjallur dyshimet nëse këngëtarja ka arritur ta bëjë një gjë të tillë edhe nga paraburgimi.

Nuk dihet nëse llogarinë në fjalë e kanë nën menaxhim edhe persona të tjerë që mund ta kenë publikuar fotografinë.

Komento: