Një dolli për Albrightin e Clintonin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Një dolli për Albrightin e Clintonin

20:41 | 11 Qershor 2019

Presidenti Hashim Thaçi, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me diplomatë të misioneve të huaja në Kosovë, janë mbledhur në një tavolinë me presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Thaci ka publikuar fotografi nga darka me udhëheqës institucionalë dhe me dy liderët amerikanë që vizitojnë Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit dhe të hyrjes së forcave tokësore të NATO-s.

“Një dolli për miqtë e mëdhenj të popullit tonë, miqtë e Republikës së Kosovës, për presidentin Clinton, sekretaren Albright dhe miqtë tjerë në këtë darkë të përbashkët. Qofshi përjetë të bekuar! HTH”, ka shkruar Thaçi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!