Një femër gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia jep detajet e fundit

09:39 | 07 Dhjetor 2020

Gjendet pa shenja jete një femër në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 12:10 në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një femër.

Sipas policisë viktima kishte qenë duke jetuar e vetme dhe është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Komento: