Një grua dyshohet se u dhunua nën kërcënimin e armës, policia po e heton rastin

09:23 | 10 Gusht 2024
nje-grua-dyshohet-se-u-dhunua-nen-kercenimin-e-armes,-policia-po-e-heton-rastin

Një grua ka njoftuar policinë se më 6 gusht të këtij viti është dhunuar nga një burrë në rrugën Kamenicë – Novobërdë.

Sipas raportit të policisë, gruaja ka thënë se ajo është dhunuar nën kërcënimin e armës.

Policia bëri të ditur se rasti po hetohet.

Komento: