Një grua e rrah burrin në Pejë, arrestohet

11:53 | 20 Janar 2024
nje-grua-e-rrah-burrin-ne-peje,-arrestohet

Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Front Online

Komento: