Një grua në Obiliq kërcënohet me armë zjarri

09:23 | 15 Dhjetor 2023
nje-grua-ne-obiliq-kercenohet-me-arme-zjarri

Një grua në Obiliq ka raportuar se është kërcënuar me armë zjarri nga burri.

Sipas raportit policor, i dyshuari e ka kërcënuar viktimën pas një mosmarrëveshje që ata kishin mes vete.

Gjatë kontrollit të policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit dhe 10 fishekë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Lajthishtë, Obiliq / 14.12.2023 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 10 fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: