Një grua në Pejë gjendet e vdekur në një banesë

09:26 | 11 Qershor 2022

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në qytetin e Pejës, në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare.

Këtë njoftim Policia, e ka bërë përmes raportit të saj të përditshëm, ku ka shtuar se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Më tej në raport, po ashtu njoftohet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES. Rr. Adem Jashari, Pejë 10.06.2022-14:39. Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare.

Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftohet në raportin e Policisë.

Komento: