Një i mitur theret me thikë në Skenderaj, dërgohet në QKUK

09:57 | 05 Qershor 2024
nje-i-mitur-theret-me-thike-ne-skenderaj,-dergohet-ne-qkuk

Një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Ngjarja ka ndodhur të martën në Skenderaj, pas një përleshje që kishte ndodhur në sheshin e këtij qyteti.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.

Lidhur me rastin një i dyshuar është në ndalim prej 48 orësh.

Ai dyshuar për vepren penale “Vrasje në tentativë”.

Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës, e më pas është transferuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Komento: