Një i vdekur e 82 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve në Shqipëri

16:17 | 19 Korrik 2020

82 raste të reja me Covid në Shqipëri gjatë 24 orëve, një grua ndërron jetë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një grua 69 vjeçare ka ndërruar jetë këtë të dielë për shkak të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, nga 331 testime të kryera, 82 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se në dy spitalet Covid janë shtruar 123 pacientë, mes tyre 17 në terapi intensive dhe 1 pacient i intubuar.

NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRISE:

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)

Testime totale 35438

Raste pozitive 4090

Raste të shëruara 2311

Raste Aktive 1667

Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 787

Durrës 210

Shkodër 196

Vlorë 104

Lezhë 91

Korçë 58

Kukës 50

Elbasan 47

Fier 40

Berat 38

Dibër 26

Gjirokastër 20

Komento: