Një lajm pozitiv dhe një tjetër negativ për Milanin

13:43 | 01 Maj 2021

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në listën e skuadrës për ndeshjen ndaj Beneventos, por Mario Mandzukic nuk është i gatshëm.

Rossonerët janë duke luftuar për të siguruar një vend të Ligën e Kampionëve, kjo pasi dështuan në disa prej ndeshjeve të tyre të fundit, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, tani ka një skuadër më të kompletuar pasi golashënuesi më i mirë i klubit, Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi.

Megjithatë, Mandzukic mbetet jashtë listës së skuadrës për arsye se ka pësuar një lëndim të vogël.

Lista e skuadrës së Milanit për ndeshjen ndaj Beneventos: A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Calabria, Dalot, Gabbia, Theo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori; Bennacer, Calhanoglu, Castillejo, Brahim Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali; Ibrahimovic, Leao, Rebic

Komento: