Një mesazh për Luizin e ka fituesi i BBV në Kanada: Je një gjeni, do ta fitosh BBVA

13:28 | 15 Mars 2023

Fituesi i BBV në Kanada ka një mesazh për Luizin: Je një gjeni, do ta fitosh BBVA.

Fenomeni Luiz Ejlli ka kapërcyer çdo pritshmëri në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.

Performanca e tij në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe pëlqyeshmëri të madhe nga njerëzit.

Tashmë, Ejlli numëron plot 6 mijë ndjekës në instagram dhe mbi 4 miliardë shikime.

Natën e kaluar, kur të gjithë po prisnin që në zarfin e zi të ishin të shkruar emrat e Olta Gixharit dhe Qetsor Ferrunajt pasi komunikuan me kode, “Big Brother VIP” surprizon.

Dënimi në fakt erdhi për Luiz Ejllin, Armaldo Kllogjerin dhe Krist Aliajn. Të tre janë futur për disa sekonda në banjën e shtëpisë dhe për këtë Vëllai i Madh ka vendosur t’i dërgojë në televotim.

Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Ejlli u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Ai tha se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Luizi ka zbuluar mbrëmë teksa të gjithë ndodheshin jashtë duke ngrënë se ku e ka marrë këtë ide. Ai i bëri thirrje publikut që të hapnin “Big Brother”-in kanadez dhe aty do e gjenin këtë plan.

“I bëj thirrje gjithë publikut të hapë Big Brother-in kanadez dhe ta shohin të njëjtën gjë. E ka bërë me 3 veta ai burri i botës dhe ka çuar 3 vetë në nominim, bashkë me veten. 4 vetë në nominim”, tha Luizi.

Kjo nuk ka shkaur pa u vënë re nga fituesi i Big Brother Canada, Kevin Jacobs i cili ka publikuar një video në mbështetje të Luiz Ejllit.

Komento: