Një mësues rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërpritet mësimi në shkollën e mesme në Dragash – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një mësues rezultoi pozitiv me koronavirus, ndërpritet mësimi në shkollën e mesme në Dragash

22:53 | 18 Tetor 2020

Ndërpritet mësimi në shkollën e mesme në Dragash.

Shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash ka ndërprerë mësimin pasi që një mësues ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj komune është bërë e ditur se mësimi nuk do të zhvillohet deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK-ja.

“Pas takimit të task forcës për arsim në Dragash , konsultimit me task forcën e shkollës dhe rekomandimeve të IKSHP u vendos që nesër të ndërpritet procesi mësimor në Shml “Ruzhdi Berisha” në Dragash me datë 19.10.2020 deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK-ja që pritet të arrijnë nesër pasdite.

Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor”, thuhet në njoftim.

Komento: