
Pak minuta më parë Front Online raportoi për një vdekje të dyshimtë në Prizren.
Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se me një ordinancë dentare një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Front Online nga burimet e veta ka mësuar që dyshohet që personi që ka bërë vetëvrasje është pronari i oradinancës ”Kiseri Dent”.
“Sot rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Viktima është A.K. viti i lindjes 1970, mashkull. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tregoi Bytyqi.