Një person e bleu veturën me kilometra të kthyera, e raporton rastin në polici – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një person e bleu veturën me kilometra të kthyera, e raporton rastin në polici

11:34 | 14 Korrik 2021

E bleu veturën me kilometra të kthyera, e raporton rastin në polici.

Një person ka raportuar në polici në muajin shkurt të këtij viti se ka blerë një veturë e cila ka rezultuar se i ka kilometrat e kthyera.

E të dyshuarin për shitjen e kësaj veture, si duket tashmë e ka identifikuar Policia e Kosovës.

Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar me qëllim të përfitimit material dyshohet se ka bërë ndërrimin e kilometrave të një veture.

“Vetura është doganuar me kilometra të ndryshme dhe duke mashtruar i është shitur palës blerëse”, thuhet në raportin 24-orësh, transmeton lajmi net.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse të policisë.

Komento: