Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

10:22 | 24 Qershor 2022

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Rahovec.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Komento: