Një person gjendet pa shenja jete në Deçan

18:03 | 09 Maj 2024

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Baballoq të Deçanit.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Rasti u konfirmua për Front Online nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Sot rreth orës 08:20, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor nga të cilët është konstatuar vdekja e viktimës ( mashkull) i lindur me 1982, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimes është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë ( IML) për Obduksion ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i Vdekjes”, tha Rugova për Front Online.

Komento: