Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Kaçanik

12:35 | 16 Tetor 2020

Aksident i rëndë në Kaçanik, humb jetën një person.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 04:00 në Kaçanik.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në njoftim bëhet e ditur se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një traktor.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka marrë ngasësi i veturës, i cili ishte dërguar për trajtim në QKUK por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Kaçanik (NN) 11.10.2020 – 18:50. Me 15.10.2020 – 03:36 është raportuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në mes të dy automjeteve civile (traktor dhe veturë) me ngasës m/k, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar ngasësi i veturës i cili ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe duke mos iu përballuar lëndimeve të marra sot ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Komento: